Një grup qytetarësh kanë arritur para selisë së EULEX-it në Kosovë, ku janë përballur me kordonin policor të vendosur në hyrje të objektit, raporton Ekonomia Online
Protestuesit po qëndrojnë përballë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ndërsa në mesin e turmës janë dëgjuar edhe këngë, përfshirë “Besa-Besë”.
Disa prej protestuesve kanë hedhur gurë dhe shishe në drejtim të selisë së EULEX-it.
