Qytetarët dëmtojnë inovacionin “Te Pema” pa i bërë ende një javë

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 16:08 | Nga

Inovacioni “Te Pema” i cili nuk i ka as një javë që është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”, është dëmtuar nga qytetarët.

Ky inovacion i cili është punim i studentëve të Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës (UP), kanë njoftuar se qytetarët kanë filluar ta dëmtojnë projektin e tyre.

Përmes një postimit në llogarinë e tyre në Facebook, kanë postuar disa fotografi ku shihet që pema është dëmtuar derisa sa bëjnë thirrje që ta ruajnë atë dhe ta vlerësojnë si projekt.

“Të nderuar qytetarë, Me keqardhje ju informojmë se ” TE Pema ” nuk ndihet e sigurt në shtëpinë e sajë të re, poashtu ju bëjmë thirrje të gjithëve që ta ruani dhe ta vlerësoni sepse është produkt i vendit dhe është në dobinë e të gjithëve”, thuhet në llogarinë e tyre në Facebook.

“Te Pema” është vendosur në javën e kaluar inovacion ky i cili zëvendëson mbjelljen e 70 drunjve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme