Fushata për mbrojtje e pastrim ambienti nuk po jep efekte reale në Komunën e Gjilanit. Kjo ngase edhe më tej mbeturinat hidhen në mjedise të ndryshme. Ndërsa qytetarët po i shfrytëzojnë rrjetet sociale si mundësi për denoncimin e atyre të cilët hedhin mbeturinat, kurse akuzojnë Komunën se nuk po marr masa.
Në një video shihet sesi një qytetar hedh mbeturina afër kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, kurse denoncimi vazhdon edhe përmes fotove nga qytetarë e tjerë, të cilët po dokumentojnë ndotjen e ambientit, shkruan sot Koha Ditore.
Por Drejtoria e Inspeksionit ka informata vetëm për një lokacion në qytet ku po vazhdon hedhja e mbeturinave. Zyrtarët thonë se janë duke u përpjekur që të ndalojnë ndotjen e ambientit, ngase për këtë ishin edhe pjesë e fushatës së pastrimit.