Qytetarët e Obiliqt po i gëzohen jashtëmase projektligjit të ri për Obliqin, me të cilin parashihet mbrojtja e ambientit dhe shëndetit të qytetarëve.
Dhjetëra qytetarë kanë dalur në qytet dhe e kanë mirëpritur me gëzim kryetarin e tyre.
Kuvendi i Kosovës e ka kaluar projektligjin për Zonën e Rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij.
Me këtë projektligj, Veseli kishte thënë se përveç mbrojtjes së ambientit dhe shëndetit të qytetarëve, ai parasheh edhe një klauzolë, e cila i mundëson që qytetarët e Obiliqit të përfitojnë financiarisht 20 për qind nga vlera e tatueshme si fitim.