Qytetarët e Prizrenit njoftohen me parimet dhe legjislacionin për banimin social

Prishtinë | 26 Sht 2018 | 08:43 | Nga

Përfaqësuesit e Komunës së Prizrenit dhe ata të OJQ-së “Developing Together” kanë sqaruar parimet dhe legjislacionin lidhur me banimin social para pjesëmarrësve në një debat publik të mbajtur në objektin e Kuvendit të Komunës.

Krahas kësaj janë dhënë sqarime edhe në lidhje me kategoritë që duhet të ndihmohen, si dhe të drejtat dhe obligimet e qytetarëve kundrejt banimit social, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori komunal për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Fejzë Kabashi, ka bërë të ditur se ky dikaster javë më parë ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me organizatën e sipërpërmendur për hartimin e planit 3-vjeçar të banimit. “Deri tani Komuna s’ka pasur plan të tillë”, ka thënë ai.

Ndërsa Driton Tafallari nga OJQ “Developin Together” ka theksuar se çështja e banimit social është temë e lënë anash nga institucionet, gjë që meriton vëmendje më të madhe shkaku i gjendjes aktuale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme