Sot në Serbi po mbahen zgjedhje presidenciale dhe parlamentare, e qytetarët e vendit, vendimin e Qeverisë së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë e shohin si të drejtë, raporton Ekonomia Online.
Kuvendi i Kosovës me 15 janar, kishte miratuar një rezolutë përmes së cilës është kundërshtuar mbajtja e votimeve të organizuara nga Serbia në Kosovë, për një referendum të Serbisë për ndryshime kushtetuese. Kjo përfshin edhe organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Vendet e QUINT-tit dhe Bashkimi Evropian, e patën pritur me keqardhje vendimin e Qeverisë së Kosovës që nuk lejoi mbajtjen e referendumit në Kosovë.
Robert Bunjaku për Ekonomia Online tha se vendimi i Qeverisë është i drejtë, por jo plotësisht.
“Kemi të drejtë deri diku po jo plotësisht e drejtë se i kemi disa nene disa pika të cilat duhet me i rrëzu ato, janë bërë me ligj paraprak që ua ka dhënë dy shtetësi, dy të drejta serbëve kurse neve na mohohet. Kjo është e drejtë po jo ashtu 100%”, tha ai.
Ai është skeptik se nëse do të prishen raportet me aleatët ndërkombëtar.
“Tash krejt varet prej shtetit amerikan si vendosin ata. Se shtetet e QUINT nuk e kanë atë rolin 100% të fortë ose ekzekutiv sikur shteti amerikan, tash varet prej senatit dhe shtetit amerikan”, raporton EO.
Tutje Bunjaku tha se mund të ketë trazira kohë pas kohe, varësisht se si ju duhet politikanëve kosovar apo serb.
“Kohë pas kohe, qysh të ju duhet politikanëve atje ose këtu”.
Edhe Agim Fushtica , e sheh si duhur vendimin e Qeverisë, sa i përket kërkesës së ndërkombëtarëve për lejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, Fushtica thotë se edhe vendet e QUINT-it duhet me ta dëgjojnë Kosovën e ti respektohen të drejtat.
“Shumë me rregull, është me kushtetutë e lejuar. Po ne vetë kemi faj që i kemi lejuar deri në këtë gjendje. Me një anë duhet me i dëgju edhe QUINT-in që kanë thënë, po edhe QUINT duhet me na dëgju neve, edh ene jemi gjallë të paktën, duhet me na i respektu edhe të drejtat e tona”, tha ai, raporton EO.
Fushtica i bindur se edhe serbët e “dijnë” që vendimi i Qeverisë së Kosovës është i drejtë.
“Jo, jo se edhe ata vetë e dijnë që kemi të drejtë. Po është situata, mundet me kqyr mes gishtave me kalu kjo gjë, por deri kur e kalon këtë, tani të thotë edhe njëherë”.
Fushtica i bindur se edhe serbët e “dijnë” që vendimi i Qeverisë së Kosovës është i drejtë.
“Jo pse me pas trazira, se edhe ata vetë e dijnë që është e padrejtë, e dijnë plotësisht po kqyrin me shfrytëzu”.
E Shemsie Limani, shumë shkurt tha se vendimi i Qeverisë është me vend e se nuk beson që raportet me ndërkombëtarët e as me serbët nuk mund të përkeqësohen.
“Shumë me vend, shumë mirë ka bërë Qeveria Kurti”.
“Jo se besoj, nuk besoj që prishen raportet”.