Për të dytën ditë me radhë dhjetra qytetarë të Shqipërisë janë duke u kthyer në kufi në Morinë të Kukësit për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qytetarët që nuk janë të vaksinuar me 3 doza.
Shqiptarët në kufi shprehen se ata janë të vaksinuar me dy doza ndërsa për testin PCR thonë se kushton shumë shtrenjtë.
Edhe të dielën dhjetëra qytetarë shqiptarë nuk u lejuan të futen në Kosovë përmes pikës kufitare të Morinës në Kukës.
Shkak është bërë vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës ku për tu futur atje duhen 3 doza të vaksinën ose 2 doza bashkë me testin PCR.
Qytetarët shqiptarë e quajtën skandal atë që po ndodh në kufi në temperatura që shkojnë disa gradë nën zero.
Kurti u vendos “traun” shqiptarëve! Në Kosovë me 3 doza vaksine, kthehen pas shqiptarët: Të vëmë dhe ne kufirin
“Nuk më duket e drejtë, derisa kanë dalë vaksinat nuk është i nevojshëm testi PCR”.
“Skandal, s’ka më turp se me pagu 30 euro me hy në tokë tënden”.
Ata thanë se pavarësisht se janë të vaksinuar me dy doza nuk u lejuan që të kalojnë, ndërsa testi PCR sipas tyre kushton 30 euro, që është një tarifë e lartë për ta.
“Vajta në doganë, kam bërë dy vaksina dhe më thanë duhet të bësh test PCR për të kaluar matanë.”
“Me të dy vaksinat dhe kërkojnë test PCR.”
Vendimi i qeverisë së Albin Kurtit është duke u zbatuar për të dytën ditë, ndërsa ku vendim është kritikuar nga opozita në Kosovë.