Qytetarët e vaksinuar bëjnë thirrje për vaksinim, kërkohet angazhimi i ekipeve mobile

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 14:30 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Disa qytetarë në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë, kanë kërkuar që të angazhohen edhe ekipet mobile, raporton Ekonomia Online.

Të enjten në këtë qendër është parë një fluks i madh i qytetarëve për të marr vaksinën kundër virusit Covid-19.

Qytetari, Nazmi Mehani, tha se i ka marrë dy dozat, duke apeluar te secili qytetar për ta marrë vaksinën.

“Unë i kom dy dozat e vaksinës në komunë të Podujevës tash i kom pru familjen. S’kam pas problem dhe kisha apeluar të gjithë m’i marr. S’di pse hezitojnë edhe pse s’kam pas probleme shëndetësore pse mos me marr”.

Ndërsa, Xhevdet Smakiqi, avokat, tha se Qeveria duhet të bëjë vaksinimin me ekipe mobile.

“E kom marr dozën e parë dhe apeloj te qytetarët e Kosovës që të marrin vaksinën dhe te Qeveria që të bëjë vaksinimin me ekipe mobile. Kemi pasur problem me termin ‘E-kosova’ por mendoj se shumë qytetarë nuk kanë mundësi të kenë qasje dhe ketë duhet ta bëjnë në mënyrë më të thjeshtë”.

Të ngjashme