Qytetarët gjithnjë e më shumë optimist për hyrjen e Maqedonisë në BE

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 08:45 | Nga

Sipas hulumtimit të ‘Eurotink’ bërë nga 1 deri më 21 mars me 1043 të anketuar, një numër i madh i tyre mendojnë se Maqedonia duhet të hyjë në BE e madje 70% e tyre thonë se vendi është në rrugë të duhur.

Në krahasim me vitin 2015, përqindja e qytetarëve është rritur për 3% në vitin e fundit, gjithashtu numri është rritur edhe tek ata që mendojnë se vendi do të integrohet në 5 vitet e ardhëshme e kurse 32% nga ato që kanë deklaruar ashtu i bie që 3% janë më shumë se vitin e kaluar.

Kjo agjenci gjithashtu ka bërë edhe hulumtimin për marrëveshjen që Maqedonia ka bërë me Bullgarinë, nga nëntori i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti qytetarët kanë dhënë mendim pozitiv derisa mendimi negativ ka rënie. 49% e qytetarëve në mars për marrëvshjen me Bulgarinë kanë mendim pozitiv se sa negativ.

Lidhur me raportet ekonomike me Bullgarinë, 59% e të anketuarve mendojnë se dy vendet kanë nevojë dhe se 21% e tyre mendojnë se Bullgaria më shumë ka përfitime në këtë marrëveshje.

39% e të anketuarve mendojnë se pozicioni ndërkombëtarë i Maqedonisë është i njejtë që para 12 muajve derisa 27% e tyre thonë se është më i dobët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme