Qytetarët me mendime të ndryshme sa i përket lirimit të masave anti-Covid

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 12:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ditën e fundit në Kosovë numri i rasteve me Covid-19, ka shënuar rënie. E kjo sipas vlerësimit të qytetarëve është rezultat i respektimit të masave.

E sa i përket masave në drejtim të Qeverisë, ka kërkesa të vazhdueshme, sidomos nga bizneset që ato të lirohen.

Qytetarët e anketuar nga Ekonomia Online, kanë mendime të ndryshme nëse masat duhet liruar apo jo, por atë shprehen se vetë i respektojnë ato.

Bislim  Statovci, shprehet se pandemia do të largohet. Ai thotë se maskën e përdorë gjithmonë, por shprehet se qytetarët duhet t’i respektojnë masat që bashkërisht të luftohet pandemia.

“Ma merr mendja që nuk ka më zgjat shumë, virusi ka mu  largu. Duhet edhe na vetë pak mu munduar, keq mos mi mbajt maskat sepse mund të bartim virusin, unë i respektoj masat e mbaj maskën gjithmonë.

Nysret Kajtazi nga Vushtrria, është kundër lirimit të masave, sidomos që të hapen lokalet e natës. Ai thotë se në këto lokale mundësia e përhapjes së virusit nga të rinjtë është shumë e madhe.

“Në kafiqa masat i kisha shkurtu, sepse aty po mblidhen të rinjtë dhe munden mu infektuar.

Masat këtu në Prishtë  po respektohen  më shumë, ndërsa në Vushtrri dhe Mitrovicë jo edhe aq. Unë  maskën si heq kurrë”, u shpreh ai.

Enver Berbatovci, thotë se masat duhet të jetë të njëjta për të gjithë. Ai thotë se personalisht nuk del, vetëm në raste kur ka punë. Sa i përket respektimit të masave, ai mendon se nuk po respektohen shumë.

“Masat nuk duhet të jenë selektive. Unë nuk dal shumë, nuk e di sa po respektohen,por numri i madh i të infektuarve tregon ndoshta që nuk po respektohen shumë”, ka thënë Berbatovci.

Nexhmi Krasniqi nga Bardhi Vogël i komunës së Fushë Kosovës, mendon se masat duhet të lehtësohen, pasi bizneset, sidomos gastronomia, sipas tij, janë në gjendje të rëndë. Ai thotë se atë nuk e pengon bartja e maskës.

“Është mirë të lehtësohen masat sepse gastronomia është në humbje. Mirë do të ishte të lirohen masat. Unë respektoj masat dhe nuk me pengon bartja e maskës”, është shprehur ai.

Ilmi Dervishi, thotë se masat nuk duhet lehtësuar , pasi sipas tij, ato kanë dhënë efekte. Ai thotë se respekton masat dhe se nuk është dënuar asnjëherë nga policia për mos respektim të tyre.

“Masat nuk duhet mu lehtësuar, sepse marr mendja që kanë pasur efket. Masat duhet respektuar, maska patjetër që duhet mu bartë, nuk jam dënuar asnjëherë”, tha Dervishi.

Sa i përket lirimit të masave, edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ditë më parë ka thënë se nuk pritet të ndodh shpejtë një gjë e tillë./eo.

Të ngjashme