Qytetarët mendojnë se Kurti duhet ta përfundojë mandatin e tij deri në fund, pasi sipas tyre i ka plotësuar premtimet që i ka dhënë, raporton Ekonomia Online.
Disa mendojnë se do t’i fitojë zgjedhjet prapë, bile theksojnë se mund të fitojë 65-70%.
Behxhet Gashi ka thënë se Kurti duhet ta përfundoj mandatin sepse është i duhuri për Kryeministër.
“Duhet me kry mandatin sepse kush ka me ardh përpos Albin Kurtit. I ka përmbush dhe i ka tejkalu”, ka thënë ai.
Fatmir Berisha ka thanë se në korrik do të kemi zgjedhje por ai mendon se kryeministri Kurti shumicën e kushteve i ka plotësuar.
“Ata e dinë mas miri, po në3 korrik kemi zgjedhje. Shumicën e kushteve i ka plotësuar”, ka thënë ai.
Edhe Alush Tigani ka thënë se është i vetmi Kryeministër që është i aftë që është ka e bën punën si duhet.
“Shumicën e kushteve i ka realizuar, tjetër s’po e përfill populli po njerëzit tu fol Kurti është i vetmi njeri dhe Kryeministër që është shumë i aftë që është ka e bën punën dhe do ti fitoj zgjedhjet prapë, qind për qind 65-70% sigurt”, është shprehur ai.
Po ashtu Fadil Kryeziu theksoi se ky kryeministër duhet ta vazhdojë mandatin edhe për katër vjet të tjera.
“Krejt duhet me kry plus edhe katër tjera. Qeveri ma të mirë nuk ka pas as nuk ka me pas Kosova. I ka përmbush. 23 vjet kanë punu gabimisht. Për tre vjet ku mundesh, 23 ke punu në dëm të Kosovës ke vjedh shpinë tënde, marrja Zotit”, ka thënë ai.