Qytetarët mirëpresim lehtësimin e masave të lëvizjes, hapen bizneset që kanë leje

| 04 Maj 2020 | 11:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga e hëna kanë hyrë në fuqi vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e biznese në vend në kuadër të planeve për zbutjen e masave gjatë pandemisë së Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.

Hapja e biznese do të mundësoj rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas humbje të mëdha pas dy muajsh izolim. Lidhur me këtë pronarët e bizneseve nuk kanë dashur të prononcohen.

Kurse qytetarët po e vlerësojnë si vendim të duhur, siç thonë ata më e vështirë është vdekja nga uria se sa nga Coronavirusi.

Por, thonë ata se hapja e bizneseve paraqet rrezik për shkak të numrit të madh të njerëzve. Përveç kësaj, nga sot ka hyrë në fuqi edhe orari i lëvizjes prej tri orësh për gjithë qytetarët.

Ky vendim po cilësohet i mirë dhe i nevojshëm nga qytetarët. Bajram Bekolli thotë se për të rinjtë nuk është i mjaftueshëm ky orar i lëvizjes pasi që siç tha ai ata duhet të punojnë.

“Në realitet nevojat janë për çdo njërin si për fëmijë e për pleq, lëvizja është e mirë për shëndet dhe për qarkullim të gjakut”.

“Për ata që punojnë dhe janë më të gjallë nuk mjafton se duhet me punua dhe buxheti i shtetit nuk garanton për gjithë qytetarët andaj duhet të zgjatet orari i lëvizjes”.

“Pa punë nuk ka jetë, varfëria e sjell skamjen, skamja e sjell papasjen për ushqim. Më e vështirë është vdekja unët se sa më Coronavirusi”.

Kurse Muharrem Miftari e vlerësoi si vendim të mirë, por që kërkoi nga qytetarët t’i respektojnë rekomandimet e IKShP-së.

“Vendimi është i mirë është i konvenuar por edhe qytetarët duhet t’i respektojnë rekomandimet dhe ti vendosin maskat dhe dorezat”.

“Nuk është i kënaqshëm por si masë testuese është e mirë. Nëse kanë kujdes qytetarët nuk do të ketë rrezik por nëse nuk din mund të sjell rrezik”.

Mimoza Xërxa tha se orari është i mjaftueshme vetëm se duhet të vazhdojë respektimi i rekomandimeve.

“Është vendim i drejtë i ministrisë dhe gjitha vendim që ka marrë kanë qenë për të mirën e qytetarëve. Është e mjaftueshme orari”.

“Edhe hapja e bizneseve është vendim i duhur vetëm se duhet të respektohet distanca dhe rekomandimet e tjera”.

Ndërsa Shefqet Bornica, tha se në këtë izolim luan rol faktori psikologjik, raporton Ekonomia Online.

“Unë për vete nuk kam dalë më shumë se një orë e gjysmë, por është faktori psikologjik. Mjafton kjo prej një orë e gjysme”.

“Bizneset publike do të jetë rrezik për shkak të numrit të madh të njerëzve pasi mundet prapë me u kthyer”, tha ai.

Të ngjashme