Ekonomia Online
FUNDIT

Qytetarët nisen sot nga Komorani për protestën në Hagë

Qytetarët nisen sot nga Komorani për protestën në Hagë

Sot, më 12 shtator, qytetarët të shumtë do të nisen nga Komorani me autobusë drejt Hagës për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK). Nisja është parashikuar për në orën 15:00. Sekretari i OVL-UÇK-së, Ramadan Gashi, ka konfirmuar për Ekonomia Online se gjithçka […]

Sot, më 12 shtator, qytetarët të shumtë do të nisen nga Komorani me autobusë drejt Hagës për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK). Nisja është parashikuar për në orën 15:00.

Sekretari i OVL-UÇK-së, Ramadan Gashi, ka konfirmuar për Ekonomia Online se gjithçka është gati për udhëtimin.

Protesta është planifikuar të fillojë në orën 14:00 në Hagë, një ditë para paraqitjes së një dëshmitari të rëndësishëm në gjykatë, si një shenjë mbështetjeje për ish-bashkëluftëtarët dhe një mesazh për Gjykatën Speciale dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Të ngjashme