Qytetarët nisin peticion për t’u ndryshuar zgjedhjet në Shqipëri

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Prej më shumë se dy javësh, një nismë për ndryshimin e sistemit zgjedhor ka nisur në Shqipëri.

Të dielën, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, komuniteti “Shqiptarët- Zëri i Arsyes”, ka nisur mbledhjen e firmave, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Ira Kurti, iniciatore e kësaj nisme, thotë se ndryshimi duhet të nisë me lista zgjedhore të hapura.

“Ka shumë shkelje të Kushtetutës, duhet të ndryshojnë listat, nga të mbyllura duhet të jenë të hapura”, ka thënë ajo.

Gjithashtu, ajo vë në dukje edhe mospjesëmarrjen e diasporës në procesin zgjedhor.

“Kushtetuta thotë se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe gjithëpërfshirëse, në të vërtetë nuk janë gjithëpërfshirëse sepse 70 për qind e popullsisë është në diasporë, por interesat i kanë këtu”.

“Dua të votoj për njeriun, jo për partinë”, thonë qytetarët.

Deri më tani janë mbledhur më shumë se 150 firma, të cilat do t’i bashkohen atyre të peticionit të Nisma Thurje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme