Qytetarët të bindur se u helmuan nga uji, kërkojnë hulumtim serioz të rastit

Deçan | 13 Kor 2021 | 17:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Si shkak i helmimit të shumë qytetarëve, komuna e Decanit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, raporton Ekonomia Online.

Murat Loshaj tregon për Ekonomia Online se si e gjithë familja janë helmuar, e që është i bindur se krejt kjo ka ardhë prej ujit.

Ai thotë se e gjithë familja janë helmuar, derisa ka shtuar se tash ndihet më mirë.

“Kur kom pi ujë mu ka përzi bargu kom pas të vjella, kryt po m’dhem. Tash ma mirë po nihna. Vetëm shkaku i ujit, jo nga ushqimi. Krejt familjen e kam të infektuar. Komplet familjen e kam të helmuar. Vet jam ma i fort”.

Ndërsa, Valdete Haxhaj e cila ka familjarët të helmuar përfshirë edhe fëmijën ka kërkuar që sa më shpejtë të bëhet një zgjidhje nga institucionet e vendit.

Kjo ka ardhur shkaku i ujit. Gjithë fmailja janë me keto simptoma barkqitje, vjellje temperaturë. Gjëra të zakonshme. Jo nga ushqimi veq uj që kmei pi. Sa më parë të bëjnë një zgjidhje se marum. Edhe fëmijën e kam të shtrirë të tjerët janë në shtëpi. Ishalla bahet dicka”.

Të ngjashme