Numër i vogël i qytetarëve të kryeqytetit kanë marrë pjesë në takimin me deputetë të Kuvendit, organizuar me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, raporton Ekonomia Online.
Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, tha se puna e deputetëve është që t’i shërbejnë qytetarëve të Kosovës dhe kërkesat ata që kanë t’i përcjellin te krerët institucional.
“Puna jonë është me iu dëgjuar juve dhe me ar kërkesa të qytetarëve, ju duhet të na mbani nën kontroll çdo ditë të na takoni e na bëni presion që gjërat që ju prekin juve ne t’i shtyjmë edhe më tutje”, tha Pacolli.
“Qytetarët rrinë të heshtur nuk vijnë në Kuvend që të na kritikojnë e na takojnë, ka raste që deputeti ka votuar në kundërshtim me atë që e ka votuar qytetarë si falja e territorit e demarkacionit”, tha ajo.
Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu, tha se në komisione mundohen t’i shtyjmë përpara bindjet e qendrës së majtë ku arsimi, shëndetësia, zhvillimi ekomomik e qeverisja e mirë është fokusi i tyre.
“Për mua sfida e parë në 20 vitet e ardhshme është qeverisja e mirë se si mundemi me ndërtuar sistemin që të kemi qeverisje të mirë, e dyta lloji i arsimit që kemi në Kosovë shkathtësitë që kërkohen në 20 vitet e ardhshme nuk përputhen me sistemin e arsimit të fëmijëve tanë”, tha ai.
Sejdiu tha se mënyra se si është duke u zhvilluar fusha e arsimit në Kosovë, nuk është në përputhje me atë se çfarë u kërkohet fëmijëve tanë për 20 vjetët e ardhshme, raporton EO.
“Mënyra se si edukojmë fëmijët tanë nuk është adekuat me ekonominë që po zhvillohet shumë shpejtë në botë”, tha ai.
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, u përgjigj disa prej brengave të qytetarëve që patën në lidhje me cilësinë e arsimit në Kosovë.
Ajo tha se si anëtare në Komisionin e Arsimit janë duke punuar që të përmirësohet cilësia e arsimit për këtë edhe ftohet ministri i Arsimit që të kërkohet llogari nga ai për problemet që janë në këtë sektor.
“Shkollat tona nuk janë shkolla ato që kemi dashur nuk janë për të dëshiruar as përmbajtja e teksteve ende nuk jemi në finalizimin e procesit të teksteve arsimore por do ta thërrasim ministrin për të parë se cilat janë tekstet dhe çfarë përmbajtje do të ketë”, tha Haxhiu.