Qytetarët thonë se zgjedhjet në veri duhet të mbahen – kërkojnë të vlerësohet situata e sigurisë

Prishtinë | 17 Pri 2023 | 13:04 | Nga Artiona Çtaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të dielën me 23 prill, qytetarët e veriut do të votojnë për kryetar komunash e asamble komunale, raporton Ekonomia Online. Por mbajtja e këtyre zgjedhjeve po shihet me skepticizëm nga njohës të fushës së sigurisë, kjo pas disa incidenteve në këtë pjesë.

Por qytetarët e Prishtinës e intervistuar nga Ekonomia Online, po thonë se zgjedhjet duhet që të mbahen, por që duhet të ketë vlerësim të mirëfilltë të gjendjes së sigurisë.

Gani Berisha, shprehet i bindur se zgjedhjet duhet që të mbahen, përkundër që sipas tij, që qytetarët e veriut janë mes dy zjarresh.

Sipas tij, nëse zgjedhjet shtyhen atëherë në atë pjesë do të kalohet në anarki, ngase mungon pushteti e sundimi i ligjit.

“Te normalja që është duhet të mbahen zgjedhjet, po a janë kushtet apo jo tash pengesa ka nga shteti i Serbisë, dhe ata janë në mes të dy zjarreve, në mes presion serb dhe zgjedhjeve normale që duhet me u mbajtur. Po ka rrezik, por edhe me u shty zgjedhjet, asgjë nuk do të thotë ata janë në humbje, jo na, po popullata e atyhit është në humbje, se sa më shumë që të shtyhen zgjedhjet kalon në anarki, nuk ka pushtet, nuk ka ligj, nuk ka asgjë, nuk ka siguri”.

“Andaj për të mirën e tyre kish me qenë tamam me fillua zgjedhjet edhe pa incidente se ato incidente nuk i kontribuojnë askujt, veç jostabilitetit të Kosovës së pari por edhe pafytyrësia e Serbisë. Po totalisht janë të menaxhuar nga Serbia, vet partia në pushtet e cila ka qenë deri dje, ajo me direktiva të direkt kryetarit të Serbisë, Vuçiqit punon edhe nuk respekton asnjë rregull në komunikacion të drejtësisë në Kosovë.”, tha Berisha për EO.

Sami Islami thotë se është për mbajtjen e zgjedhjeve, por shprehet se ato mund të shtyhen duke marrë për bazë sjelljen e vazhdueshme të Serbisë karshi serbëve në veri.

“Parimisht do të duheshin të mbaheshin, por në këtë situatë që po ecet me këto divergjenca të mëdha në kuptimin e organizimit, nuk e di ka mundësi që edhe mos të ndodhë fare. Me Serbinë nuk ka shans të kalohet pa incidente, Serbia është një shtet me rregullim shtetëror të tillë që nuk ka me këtë politika që janë duke e mbajtur ata nuk ka zgjidhje të mirë të problemeve, unë mendoj”.

“Nga Serbia, serbët nga Serbia, shikoni serbët e veriut dhe serbët në përgjithësi kudo që jetojnë në Kosovë, ata kishin vepruar ndryshe sikur të mos e kishin atë drohën, frikën e atyre që janë patronët e tyre, që i koordinojnë këto punë, se serbët si popull nuk janë të kqinj janë të mirë, politika është katastrofë”, tha Islami.

Edhe Ramadan Mustafa thotë se qytetarët e veriut duhet që të votojnë me 23 prill, por shton se ka rrezik të mos mbahen pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq u ka bërë thirrje serbëve atje që të mos marrin pjesë.

“Zgjedhjet nuk e di qysh është më mirë për neve, por duhet të mbahen zgjedhjet, por ata që po i bojkotojnë nuk e di çka mendojnë ata. Po ka edhe rrezik, se qaq po bën ai, ua bën mos dilni, ka rreziqe, mund të ndodhin edhe ato. Serbët menaxhohen nga Beogradi, krejt Beogradi si po thotë po bëjnë”, tha Mustafa për EO.

Të ngjashme