Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytet ka dorëzuar një portofol me një shumë të parave, të cilën e kishte gjetur në Rrugën “Wiliam Valker”, në Prizren.
Policia njoftoi se pas verifikimit policia ka gjetur pronarin e portofolit dhe ia ka dorëzuar atij.
“Sot, me datën 20 tetor 2021, një qytetar është paraqitur në stacionin policor Prizren, duke dorëzuar portofolin në të cilin kishte të hollat në shumë prej 245 Euro, si dhe dokumentet personale në emër të një qytetari nga Lubizhda e Prizrenit. Portofolin dhe të hollat i kishte gjetur në Rrugën “Wiliam Volker” në Prizren. Pas verifikimit, policia e ka gjetur pronarin e portofolit i cili është paraqitur në stacionin policor, i njëjti i ka pranuar portofolin me të gjitha sendet e humbura”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në lidhje me këtë rast policia ka mbajtur procesverbal mbi pranim-dorëzimin e sendeve te gjetura dhe të dorëzuara, njëherë duke e falënderuar qytetarin i cili i kishte sjellë portofolin dhe të hollat në polici.
“Veprimi i tij është konsideruar shembull dhe sjellje e civilizuar në shoqëri”, thuhet në komunikatë.