Policia e Kosovës njofton se një qytetar, O.O, 15 vjeç, ka gjetur një portofol në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, brenda të cilit ndodhej një shumë e caktuar parash, raporton Ekonomia Online.
Sipas Policisë, ai menjëherë e ka dorëzuar portofolin tek zyrtarët policorë.
“Sot, më 24 shkurt 2025, në stacionin e policisë është paraqitur pronari i portofolit për ta marrë atë. Pas kryerjes së procedurave të verifikimit, portofoli iu kthye pronarit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin, O. O, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim.