Qyteti me më së paku stres në botë

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 09:38 | Nga

Shtutgarti është qyteti ku mund të jetoni me më pak stres në botë. Në vendin e dytë është Luksemburgu, ndërsa në të tretin, Hanoveri i Gjermanisë
Qyteti me më së paku stres në botë.

Një kompani britanike “Zipjet”, që zhvillon teknologji për të reduktuar stresin e përgjithshëm, ka bërë një studim, duke analizuar më shumë se 500 qytete në mbarë botën. Ankthi dhe stresi janë cilësuar si dy nga faktorët kryesorë që ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit mendor dhe cilësinë e jetës.

Në këtë studim merren kritere si siguria, trafiku, hapësira gjelbëruese, pagat, e kështu me radhë.

Sipas këtij studimi qyteti i Gjermanisë, Shtutgart është qyteti ku mund të jetoni me më pak stres në botë. Në vendin e dytë është Luksemburgu, derisa në atë të tretë Hanoveri i Gjermanisë.

Berna e Zvicrës ndodhet në vendin e katërt, dhe është i vetmi qytet zviceran në top-10, kurse Cyrihu është në vendin e 11-të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme