Qyteza amerikane me një banore

Prishtinë | 11 Shk 2018 | 08:23 | Nga

Pesë milje larg kufirit me Dakotën Jugore, në skajet e largëta veriore të shtetit amerikan Nebraska, një rrugë e gjatë dheu përshkon fushat e gjelbra dhe arat e arta të grurit drejt qendrës së Monowit, një vend të cilin mund ta shihni si në pëllëmbë të dorës, po qe se ngjiteni në ndonjë prej kodrave të afërta.

Një kishë e boshatisur, oborri i së cilës tani është përplot me goma të traktorit, qëndron matanë asaj që ka mbetur prej një kombajne. Barishtet dhe kaçubet përshkojnë gërmadhat e shtëpive, që po shemben, të harruara nga koha, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. E brenda një objekti të bardhë katror, ngjyra e të cilit ka nisur të vjetrohet, 84-vjeçarja Elsie Eiler është duke përgatitur mish derri dhe duke ftohur birrat. Në objekt është vënë mbishkrimi: “Mirë se vini në tavernën më të famshme në Monowi. Birra më e ftohtë në qytezë!”.

Kur bashkëshorti i Elierit, Rudy, ndërroi jetë më 2004, ai nuk ia la asaj vetëm tavernën, por tërë qytezën. Sot, sipas Regjistrimit në SHBA, Monowi është i vetmi vend në SHBA me vetëm një banor dhe Eiler është prefekte, arkëtare, bibliotekiste, kameriere dhe i vetmi person i mbetur në qytezën më të vogël amerikane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme