Ekonomia Online
FUNDIT

Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj

Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj

Një person ka humbur jetën në Ferizaj, pasi ra në kontakt me rrymën derisa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë. Rasti, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur të premten në mesditë, në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin, […]

Një person ka humbur jetën në Ferizaj, pasi ra në kontakt me rrymën derisa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë.

Rasti, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur të premten në mesditë, në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, ka njoftuar Policia.

Të ngjashme