Ragip Xhaka, kandidat nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka zhvilluar një takim me Klestor Veselin, djalin e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Gjatë këtij takimi, Xhaka ka vlerësuar qetësinë dhe maturinë e Klestorit, duke theksuar se ato pasqyrojnë forcën dhe vizionin e trashëguar nga babai i tij.
Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohje për kontributin e Kadri Veselit, duke theksuar krenarinë për atë që Klestori përfaqëson si trashëgimtar, i cili vazhdon të ecë përpara me guxim dhe vendosmëri.