Këngëtari dhe tekstshkruesi 36-veçar, Rag’n’Bone Man, e ka lansuar këngën e tij të re me titull, “Fall In Love Again”. Fansat e tij do të duhet ta shijojnë vetëm muzikën e këtij projekti të cilin ende nuk i është realizuar një videoklip, derisa kënga është pjesë e albumit të tij të dytë të incizuar në studio, “Life By Misadventure”, i cili pritet të lansohet së shpejti.
E incizuar në studion “Phantom” në Tennessee, “Fall In Love Again” është një prej këngëve më të prekshme të artistit të shpërblyer me “BRIT Aëard”, emri i vërtetë i së cilit është Rory Graham. Ajo flet për sabotimin e një marrëdhënie romantike nga frika për t’u angazhuar në lidhje serioze.
“Këngën ‘Fall In Love Again’ e kemi realizuar unë dhe Ben Jackson-Cook në një pasdite kur ishim dehur në Tennessee. Ai e ka bërë melodinë e saj kurse unë e kam shkruar tekstin. Kënga flet për sabotimin e lidhjes romantike nga frika për t’u angazhuar ndaj partnerit tënd,” ka deklaruar kantautori duke e shpjeguar këngën.
Rag’n’Bone Man debutoi në skenë me albumin e vitit 2017, “Human”, i cili shënoi suksese të jashtëzakonshme në tregun muzikor. Albumi i ri “Life By Misadventure” pritet të publikohet për gjithë adhuruesit e këngëtarit, më 7 maj të këtij viti. Para një muaji këngëtari e lansoi edhe këngën kryesore të albumit, “All You Ever Wanted”, e cila shoqërohet edhe me videoklip dhe deri më tani i numëron më shumë se 3 milionë klikime në YouTube.
Në lajme të tjera, Rag’n’Bone Man pritet ta fillojë turneun “Life By Misadventure Tour”, më 17 tetor 2021, me një koncert në qytetin e tij të lindjes Brighton, para se të vazhdojë me performancat nëpër qytete tjera si Dublin, Belfast, Leeds, Bristol, Bournemouth, Glasgoë, Plymouth, Manchester, Birmingham dhe Newcastle. Turneu do të përmbyllet më 6 nëntor me koncertin e fundit në Londër.