Në rrugën“Mexhit Mustafa” në Rahovec, një person ka raportuar në Polici se punëtoria e tij e zdrukthëtarisë ishte kapluar nga zjarri.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore, zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin, një njësit i KEDS-it, si dhe eksperti i zjarreve”.
“Si pasoj e zjarrit ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar”, shkruan Policia.