Mbahet mbledhja e tretë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit, situata vlerësohet e qetë, stabile dhe e qëndrueshme
Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, sot është mbajtur mbledhje e tretë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi(KKSB), në komunën e Rahovecit, situata vlerësohet e qetë, stabile dhe e qëndrueshme.
Kryetari i Komunës, Smajl Latifi njëherit edhe kryesues i KKSB-së, i ka informuar anëtarët tjerë se situata e sigurisë në gjithë territorin e komunës është e qetë stabile dhe e qëndrueshme, kjo vjen si rezultat i të dhënave ditore që marrim nga përgjegjësit e sigurisë, përkatësisht stacioni i policisë në Rahovec. Situatën e mirë të sigurisë, duhet të vazhdojmë të mbajmë edhe në ditët në vazhdim.
Për pikën tre të mbledhjes që kishte të bënte me: Informatë rreth menaxhimit të situatës së të krijuar nga COVID-19 nga komuna e Rahovecit, kryetari Latifi para anëtarëve të tjerë të KKSB-së e ka prezantuar masat dhe veprimet nga komuna e Rahovecit per parandalimin e virusit Korona- Shtabit te Posacem Emergjent ne Komunen e Rahovecit .
“Numri i rasteve me COVID-19 është 35, 28 raste në Rahovec, 5 raste në fshatin Opterushë, 1 rast në Retij 1 rast në fshatin Kramovik ( me vendbanim në Prishtinë). Të shëruar janë gjithsejtë 14 raste, 19 raste janë aktiv kurse 2 raste vdekje të konfirmuara. I falënderoj të gjithë donatorët e që sipas tij nuk kanë qenë të pakët dhe se ato donacione, me pako ushqimore dhe gjera tjera të nevojshme, janë shpërndarë për familjet në nevojë në gjithë territorin e komunës dhe se nuk ka mbetur asnjë familje me nevojë pa marrë pako” , ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.
Fazli Morina, komandant i stacionit të Policisë në Rahovec, ka raportuar për periudhën Mars-Prill dhe pjesën e parë të muajit Maj, në raportin e tij ai ka thënë se situata e sigurisë në komunën e Rahovecit mund të them se është e qetë dhe stabile. Në vazhdim komandanti Morina ka thënë se janë regjistruar 76 vepra penale, 10 prishje të rendit publik, 1 lëndim i rënd trupor , 3 lëndime të lehta trupore, 3 vjedhje dhe 6 raste vjedhje e rënd, 22 asitime dhe 5 aksidente trafiku.