Rahoveci gati për festën e vjeljes së rrushit

Rahovec | 06 Sht 2017 | 15:19 | Nga

Komuna e Rahovecit ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e festës së vjeljes së rrushit.

Komisioni i formuar nga ana e Kryetarit të Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi për organizimin e festës së vjeljes së rrushit apo siç njihet në dy vitet e fundit HardhFest, i kanë bërë të gjitha përgatitjet të cilat kanë të bëjnë me organizimin sa më dinjitozë të kësaj feste.

Komisioni ka përgatitur edhe programin për katër ditë sa do të zgjat festa e cila do të fillojë nga nesër dhe do të zgjas deri me 10 shtator 2017.

Të ftuar për të marrë pjesë në këtë festë janë Presidenti , Kryeministri dhe Ministra të Republikës së Kosovës, ambasadorët dhe zyrat ndërkombëtare në Kosovë, Kryetarët e Komunave, drejtor Komunal, OJQ dhe zyrtar të tjerë.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme