Rahoveci dhe Qendra Grumbulluese për Pemë dhe Perime “Agro Celin”, kanë nënshkruar marrëveshje për shfrytëzimin e pronës së paluajtshme komunale.
Objektivi i kontratës së nënshkruar është dhënia në shfrytëzim afat shkurtër deri në 15, (pesëmbëdhjet) vite, e pronës sё paluejteshme të Komunёs sё Rahovecit, e cila gjendet në zonën kadastrale Xërxë në vendin e quajtur Skaja e evidentuar P.SH E KOSOVËS, KK Rahovec dhe ku objekti i destinuar si Qendër Grumbulluese për Pemë dhe Perime dhe se objekti përfshinë tri parcela në sipërfaqe të përgjithshme prej 9839 ͫ ² (metra katror) dhe që në shfrytëzim jepet vetëm objekti në sipërfaqe prej 2172 ͫ ² (metra katror) parcelat kadastrale që përshijnë objekti janë:Parcela kadastrale sipas certifikatës së pronësisë Nr. P-71510033-01039-0, Parcela kadastrale sipas certifikatës së pronësisë Nr. P-71510033-01040-0, Parceëla kadastrale sipas certifikatës së pronësisë Nr.P- 71510033-01042-0, thuhet në një njoftim për media, transmeton Ekonomia Online.
Sipas nenit tre të kontratës prona e paluajtshme përkatësisht objekti në sipërfaqe të përgjithshme prej 2172 ͫ ² (metra katror), është dhënë në shfrytëzim pa pagesë konform vendimit Nr. 1508 i datës 30.04.2018.
Detyrimet e qiradhënësit janë që pas nënshkrimit të kontratës, qiradhënësi detyrohet që qiramarrësit t’ia dorëzon objektin në posedim dhe shfrytëzim dhe tija mundësoj rregullimin e dokumentacionit të nevojshëm për ushtrimin e veprimtarisë se tij, sipas ofertës sё prezantuar.
Kurse obligimet e qiramarrësit janë që qiramarrësi e merr në shfrytëzim objektin të cilin do ta shfrytëzon për ushtrimin e veprimtarisë për grumbullimin e pemëve dhe perimeve për prodhuesit e Komunës së Rahovecit dhe me gjer, në bazë të ofertës së parashtruar në ankandin publik dhe vlerësimit nga komisioni për shfrytëzim dhe vlerësim të ofertave që është miratuar nga Kuvendi i Komunës së Rahovecit Nr. 595 më datë 16.02.2018.
Ps nënshkrimit të kontratës, qiramarrsi do të angazhohet që në bashkëpunim me donatorët e brendshëm të jashtëm dhe me forcat e veta të ndihmoj fermerët e Komunës së Rahovecit për sigurimin e tregut dhe çmimin e favorshëm për fermerët e Komunës së Rahovecit, thuhet në njoftimin e komunës.