Rahoveci sot përkujtoi dhe nderoi rënien e dëshmorëve të 27 Janarit 1990, në 28-vjetorin e rënies së tyre në fshatin Brestoc.
Vepra e tyre u vlerësua shumë në rrugën për liri e pavarësi.
Fillimisht bëmë homazhe në vendin e rënies dhe vizituam familjet e të rënëve.
“Dëshmorët Nesimi Elshani, Halim Hoti, Agron Fetahu dhe Hilmi Krasniqi janë pjesë e plejadës së dëshmorëve të Atdheut, pjesë e Flakës së Janarit, e cila është frymëzuar, kultivuar- e vazhduar brez pas brezi që nga koha e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut: ka thënë kryetari i Komunës, Smajl Latifi.
Kujtimin për të rënët e vazhduam me një akademi përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” me një program të pasur kulturor e artistik.