Rahoveci nis përgatitjet për hapjen e “Muajit të Mërgimtarëve”

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 14:14 | Nga

Rahoveci do të çelë javën e ardhshme “Muajin e Mërgimtarëve” me disa aktivitete të organizuara nga Komuna.

Komuna e Rahovecit përkatësish zyrtari Ndërlidhës për Diasporë, Muharrem Morina koordinim me Kryetarin e Komunës, Smajl Latifi, drejtorët e drejtorive komunale dhe OJQ-të, që veprojnë në Komunën e Rahovecit, kanë përgatitur një numër të madh të aktiviteteve për shënimin e “Muajit të Mërgimtarëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Rahovecit.

Aktivitete të cilat janë planifikuar të organizohen gjatë periudhës 16 Korrik me 15 Gusht fillojnë të hënën me datë 16 Gusht dhe si aktivitet i parë është hapja zyrtare e “Muajit të Mërgimtarëve”, nga Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, aktivitet ky që do të mbahet në ora 10:00,  po në këtë ditë në ora 14:00 në Qendrën Rinore në Rahovec, do të mbahet Punëtori: shkëmbim përvojash dhe idesh të të rinjve të Komunës së Rahovecit dhe atyre të mërgatës,  mbi praktikat artistike bashkëkohore.

Informatë e rëndësishme për mërgimtar është se Kryetari i Komunës, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin për zgjatjen e orarit të punës për Zyrtarët e Gjendjes Civile, Zyrës së Pranimit dhe Zyrtarët e Tatimit në Pronë të Komunës së Rahovecit dhe atë çdo ditë pune prej orës 16 deri ora 18 dhe të shtunën nga ora 9 : 00 deri ora 12: 00.

Zgjatja e orarit të punës për punonjësit fillon nga data 16 Korrik deri më 17 Gusht 2018. Për zbatimin e këtij vendimi kujdeset, Drejtoria për Administratë, thuhet në njoftimin e Komunës së Rahovecit, transmeton Ekonomia Online.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme