Komiteti për Politik dhe Financa (KPF) në komunën e Rahovecit, me mbajtjen e dëgjimit publik me banor të lagjeve I, II,II,IV dhe V të qytetit të Rahovecit, ka përfunduar dëgjimet publike me qytetarë për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021.
Sipas kalendarit të dëgjimeve publike, këto dëgjime kanë nisur nga 06/07/2022 dhe kanë përfunduar me 16/07/2020, organizimi i dëgjimeve publike është bërë nga KPF-ja dhe janë udhëhequr nga kryesuesi i (KPF) dhe Kuvendit Komunal, Afrim Dina.
Kryesuesi KPF-së, Afrim Dina në hapje të dëgjimit publik me banor të lagjeve I, II,II,IV dhe V të qytetit të Rahovecit, ka thënë se dëgjime publike janë mbajtur edhe në disa lokalitete dhe se tani jemi para jush që ti marrim kërkesat tuaja dhe më pas këto kërkesa bazuar edhe në prioritetet që ju i keni të hynë në buxhetin e vitit 2021, andaj i lus kryetarët e këshillave të lagjeve por gjithashtu edhe qytetarët të tjerë pjesëmarrës që me rend ti paraqesin kërkesat e tyre.
Afrim Limani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, e ka prezantuar buxhetin e komunës për vitin 2021 duke thënë se buxheti për vitin vijues 14 milion e 548 mijë e 823 dhe se nga ky buxhet janë të parapara që 4 milion e 500 mijë euro të jenë në investime kapitale.
Xhabir Hajrullaga, kryetar i këshillit të lagjes I, kërkesat e kësaj lagje ishin: Riparimi i parkut në qendër, mirëmbajtja e hapësirave publike, zgjidhja e problemit e rrethrrotullimit në qendër, zgjidhja e kontestit të dyqanit- ish ” BUROVA”, pajisja me ulëse për qëndrim të qytetarëve, krijimi i hapësirave sportive për të rinjtë, rregullimi i infrastrukturës rrugore dhe kanalizimit në rrugën Halil Hamza, hapja e rrugës tek ish fabrika “18 Nëntori”, ndërtimi i një AMF-je tek ish Gjimnazi i vjetër, vendqëndrim për pensionistët, vendosja e rrethojës tek gropa, në rrugën ” Shejh Mehidini”.
Teki Mustafa, kryetar i këshillit të lagjes II, ka paraqitur kërkesat e lagjes së tij: Rregullimi i rrugëve me kubëza, rregullimi i varrezave të martirëve, rregullimi i trotuareve dhe shenjëzimi i rrugëve, rregullimi i rrugës dytësore në rr. “Mexhit Mustafa”, kërkesë për vendosjen e pengesave në rrugë tek shkolla “Bekim Sylka”.
Edmir Sokoli, kryetar i këshillit të lagjes III, kërkesat e kësaj lagje ishin: Furnizimi me ujë të pijshëm gjatë sezonës verore, ndriçim publik në disa pjesë të lagjes, kubëzimi rrugicave, shenjëzimi i rrugëve, vendosja e kanalizimit në disa pjesë të lagjes, vendosja e rrethojave në transit.
Avdylfai Hajda, kryetar i këshill të lagjes V, kërkesat e kësaj lagje ishin: Vazhdimi i rregullimit të trotuarit në rr. ” Gëzim Hamza- Piktori”, rregullimi i infrastrukturës rrugore tek shkolla “Sadedin Hajda”, dhe rruga “Bedredin Shehu”, rregullimi i rrugëve fushore dhe kanalit kullues.
Veton Kabashi, banor i lagjes IV bërë kërkesë për rregullimin e ndriçimit publik në rrugën “Muharrem Dina” tek parku i qytetit.