Rahoveci së shpejti me Qendër të Dializës

Prishtinë | 09 Shk 2017 | 16:06 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Munib Durguti, drejtor i DShMS-së, gjatë ditës janë takuar me drejtorin e qendrës së dializës në QKUK dhe udhëheqës i dializës në nivel të Kosovës, Ibrahim Rrudhani. Qëllimi i takimit ishte për të parë më afër se deri ku kanë arritur përgatitjet, ku do të vendosen aparatet të cilët shërbejnë për funksionimin e qendrës së analizës.

Në takim ishin edhe drejtori i spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, dhe Agron Sadiku drejtor i kompanisë “MEDITECH”.

Ibrahim Rrudhani, drejtor i qendrës së dializës në QKUK dhe  udhëheqës i dializës në nivel të Kosovës, u shpreh se është bërë punë e mirë në përgatitjen e dokumentacionit dhe vendit ku do të vendoset qendra e dializë dhe kjo do të jetë në të mirë të gjithë pacientëve të cilët janë në dializë.

Ndërsa kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi tha se ky është një projekt që nuk duhet të hezitohet që të përkrahet dhe sigurisht që hapja e qendrës së dializës do të jetë në të mirë të pacientëve të dializës, të cilët janë në Komunën e Rahovecit, pasi që siç e dimë pacientët tanë shërbimet e dializës i kryejnë në spitalin e Prizrenit.

Kurse, Agron Sadiku, drejtor i kompanisë “MEDITECH”, konfirmoj se ne si kompani jemi të gatshëm që të bëjmë furnizimin e qendrës së dializës në Rahovec , me pajisjet te nevojshme të cilat duhet që kjo qendër të funksionalizohet.

E, Munib Durguti, i njoftoj të gjithë të pranishmit në takim se investimet në infrastrukturë ku do të vendosën aparatet e dializës janë drejt fundit dhe objekti do të jetë i gatshëm shumë shpejt. Ai u shpreh se një pjesë e stafit është trajnuar dhe janë certifikuar, vlera e përgjithshme e investimeve infrastrukturore është 126 mijë eurove.thumbnail_QKUK-2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme