Rahoveci shënon 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Rahovec | 01 Qer 2017 | 15:49 | Nga

Në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”, në Rahovec, në organizim të Shoqatës së Pavarur e Gruas “Hareja”, në bashkëpunim me drejtorinë për Arsim dhe  shkollat fillore të qytetit sot u shënua 1 qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Adelina Paqarizi, drejtoresh e Shoqatës së Pavarur e Gruas “Hareja”, në fjalën e mbajtur ka falënderuar të gjitha ata që kanë ndihmuar, në organizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme për fëmijët duke filluar nga drejtoria e Arsimit, Policinë e Kosovës, shtëpinë e shëndeti të cilët në vazhdimësi kanë dhënë kontributin e tyre për organizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme për fëmijë.

Në ceremoninë e organizuar i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, i cili më këtë rast ka thënë se 1 qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, prandaj kjo ditë sot për ju fëmije të dashur është një ditë e veçantë, por ne si institucione çdo dit kemi obligim ndaj fëmijëve që të ju bëjmë jetën të lumtur dhe të ju sigurojmë kushte për jetë, për shkollim dhe për avancimin e tyre.

Fëmijët e shkollave fillore kishin përgatitur një program, te pasur me këngë, valle dhe recitale në gjuhen Shqipe dhe Angleze.

Të ngjashme