Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka vizituar punëtorinë ku janë duke u punuar skulpturat e shtatoreve të heronjve të Komunës së Rahovecit Mensur Zyberaj, Bedrush Gashi dhe Shejh Mihedini.
Kryetari Vehapi, gjatë vizitës në punëtori e përgëzoi skulptorin Art R Hoxha për punën e mrekullueshme të cilën është e bërë në realizimin e projektit punimi i shtatoreve të heronjve, ku është në përfundime e sipër faza e parë e këtij projekti.
Kurse skulptori Art R Hoxha, falënderoi kryetarin Vehapi për vizitën e bërë dhe i premtoi që shtatoret do të realizohen sipas planit dinamik, ndërsa faza e dytë (shkrirja në bronzë), do të realizohet në pranverën e vitit 2017.