Rahovecianët njihen me legjislacionin e banimit social

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 09:16 | Nga

Autoritetet komunale të Rahovecit kanë bërë të ditur se janë në përfundim e sipër të një ndërtese për banim social, ku banesat do t’u jepen në shfrytëzim aplikuesve që i plotësojnë kriteret sipas legjislacionit në fuqi. Njëherësh kanë paralajmëruar edhe hartimin e planit trevjeçar të banimit në bashkëpunim me përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Me qëllim të shpjegimit të konceptit të banimit social dhe dispozitave të Ligjit për financimin e programeve të veçanta të banimit, në sallën e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, të mërkurën, organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me OJQ-në “Developing Together”, është mbajtur debati publik me qytetarë për banimin social në Komunën e Rahovecit.

Sipas njoftimit të Zyrës komunale të informimit gjatë këtij debati publik, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Samir Mustafa, ka thënë: “Komuna e Rahovecit është në përfundim e sipër të një objekti për banim social dhe pas përfundimit të tij, sigurisht që do të bëjmë njoftimin publik dhe më pas personat që aplikojnë dhe që i plotësojnë kushtet do të vendosen në atë objekt”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme