Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola ka tronditur të gjithë tifozët e Manchester United sot.
Në një intervistë për “Rai Sport”, Raiola ka thënë se mesfushori francez mund të largohet nga United në fund të këtij sezoni, transmeton Indeksonline.
“Kontrata e Pogbas përfundon vitin e ardhshëm. Ne do të flasim me Manchester United dhe do të shohim. Torino ka mbetur në zemrën e tij. Mundësia që ai të kthehet në Juventus është, por gjithashtu varet edhe nga Juve”.