Rakiq: BE-ja t’i bëjë publike marrëveshjet për veriun

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 12:19 | Nga

Kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq i ka bërë thirrje përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në Kosovë Natalya Apostolova që ta bëjë publik dokumentacionin e marrëveshjes për rivitalizimin e urës dhe ndërtimin e ndërtesës së Universitetit.

“Procedura komplete e tenderit, financat dhe projekti ka kaluar nëpërmes zyrës së Apostolovës, prandaj dëshirojmë që ato marrëveshje të bëhen publike, sepse nuk duam që të bëhemi pjesëmarrës në hapat e gabuar të Apostolovës për të cilët jam i sigurt se nuk e ka mbështetjen e Brukselit zyrtar”, ka thënë Rakiq në një deklaratë për media.

Ditë më parë zyra e BE-së në Kosovë ka njoftuar se pezullon ndihmën financiare për projektet në veri për shkak se nuk ka gjetur mbështetje tek autoritetet e komunës veriore në lidhje me lirimin e pronave të uzurpuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme