Rakitiq: Isha shumë afër sulmit terrorist

Prishtinë | 24 Sht 2017 | 19:15 | Nga

Reprezentuesi kroat ishte vetëm disa minuta larg përfshirjes në sulmin terrorist që vrau 13 persona në Barcelonë Mesfushori i Barcelonës Ivan Rakitiq ka zbuluar se ishte shumë afër që të “kapej” në sulmin terrorist që ndodhi në muajin gusht në qytetin spanjoll, ku 13 persona u vranë e 13- të tjerë u lënduan.

Sulmi ndodhi kur një minibus u fut duke shkelur këmbësorët në La Rambla. Rakitiq tregoi se ai kishte planifikuar të shkonte në La Rambla, para se gruaja e tij t’i dërgonte fëmijët në parkun afër shtëpisë. Ai falënderon zotin që e kishte dëgjuar gruan e tij.

“Ne ishim tre apo katër minuta larg sulmit. Sapo njerëzit dëgjuan për sulmin, shumë nga shokët dhe familjarët filluan të më telefononin për të kontrolluar se si jemi ne”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme