Rama: Aeroporti i Kukësit po bëhet sipas standardeve të BE-së

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama në mëngjesin e së enjtes ka publikuar pamje nga punimet që po bëhen në Aeroportin e Kukësit.

Rama përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në punimet që po bëhen në kantierin e Aeroportit të Kukësit, terminali i ri për pasagjerët po merr formën e saj duke u bërë zgjatja e zgjerimit të pistës.

Ai po ashtu theksoi se Aeroporti i Kukësit po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Evropian (BE).

“Dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit të verilindjes e Evropian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

MIRËMËNGJES😊

MIRËMËNGJES 😊dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë 🙏

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 21. Oktober 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme