Rama anulon vizitën në Kosovë

Prishtinë | 09 Jan 2017 | 14:37 | Nga

Kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën e tij në Kosovë.

Zyrtarë të AAK-së kanë thënë për Indeksonline se ndonëse është pritur të marr pjesë në mbledhjen e Kryesisë, kryeministri Rama e ka anuluar vizitën e tij për arsye ende të panjohura.

“Dje kemi pasur një telefonatë nga kabineti i kryeministrit Edi Rama, ku na është konfirmuar se të hënën në ora 12 e 30 do të vij për vizitë kryeministri, mirëpo më pas prapë nga kabineti na kanë njoftuar se kryeministri nuk mund të vij në Kosovë për arsye ende të panjohura”, ka thënë një zyrtar i lartë i AAK-së.

Një ditë më parë në selinë e AAK-së ishte edhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme