Rama: Ardhja e refugjatëve në Shqipëri është një lajm i rremë

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 08:25 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se në Shqipëri aktualisht nuk ka asnjë plan për të pasur kamp refugjatësh të ardhur nga Siria.

Duke folur në një ceremoni për sheshin Skënderbej, i cili u vlerësua në Barcelonë, kreu i Ekzekutivit tha të dielën se ardhja e refugjatëve në Shqipëri është një lajm i rremë dhe nuk ka asgjë të vërtetë, shkruan sot Koha Ditore.

“Ka qenë një nga mijëra lajmet e rreme që e bën Shqipërinë djep të “fake news” përpara se “fake news” të shfaqej si epidemi botërore. Ka qenë një lajm i rremë siç është sot lajmi i rremë për një kamp refugjatësh, që do të mbledhë refugjatë nga e gjithë bota këtu në Shqipëri, apo të tjera lajme të rreme që përhapen dita-ditës. Është një betejë shumë e vështirë me lajmet e rreme, por koha i vë në vend të gjitha dhe vuri në vend drejtësinë e vizionit, idesë, e gjithë projektit të sheshit Skënderbej, që patjetër është kthyer në faqen e bardhë të kryeqytetit tonë”, u shpreh Edi Rama.

Këshilli Evropian vendosi në agjendën e vet diskutimin për krijimin e të ashtuquajturave “qendra rajonale disbarkimi” për refugjatët e shpëtuar në Mesdhe, ndërsa media evropiane raporton se Shqipëria mund të jetë një “partner i mundshëm”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme