Rama dhe Xhaçka udhëtojnë drejt Lubjanës

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka do të udhëtojnë drejt Lubjanës për të marrë pjesë në një forum që do të zhvillohet në datat 1-2 Shtator.

Mësohet se në fokus të forumit është ardhmja e Evropës dhe planifikimi për përgjigje efektive ndaj sfidave aktuale, ku vendin kryesor do ta mbajë pandemia e koronavirusit.

Zyrtarisht është bërë me dije se temat që do të diskutohen ditën e parë të Forumit do të përfshijnë rimëkëmbjen pas pandemisë, transformimin e gjelbër dhe dixhital dhe të ardhmen e procesit të zgjerimit të BE-së.

Ndërsa në ditën e dytë të takimit, bisedimet do të përqendrohen në rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë dhe rimëkëmbjen e turizmit, forcimin e BE-së. Përveç politikanëve shqiptarë, të pranishëm në këtë forum do të jenë edhe përfaqësues të BE-së, KE-së dhe Ballkanit Perëndimor./KlanNews

Të ngjashme