Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu për se afërmi shohin pastrimin e thellë të rrugës “Muharrem Fejza”.
Tutje, Rama tha se janë duke punuar intenzivisht edhe në përpilimin e rregullores për të caktuar oraret e qarkullimit të furnitorëve dhe automjeteve me peshë të rëndë.
Postimi i plotë:
Pamë sot nga afër pastrimin e thellë të rrugës “Muharrem Fejza” bashkë me Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Ilirik Musliu.
Punëtorët e Ndërmarrja Publike “Hortikultura” vazhdojnë të bëjnë një punë fantastike në kultivimin e hapësirave të gjelbra dhe mbjelljen e luleve !
Jemi duke punuar intenzivisht edhe në përpilimin e rregullores për të caktuar oraret e qarkullimit të furnitorëve dhe automjeteve me peshë të rëndë për të liruar trafikun dhe hapësirat përreth.