Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj vendimit të presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Meta nuk dekreton Cakajn ministër të Jashtëm, e cilëson të papërgjegjshëm dhe papërvojë
Rama përmes Twitterit ka thënë se vendimi përveç se është antikushtetues, është i turpshëm dhe argumentet e dhëna janë të frikshme.
“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, ka shkruar Rama.