Rama: Gruevski e kishte pranuar platformën shqiptare

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 22:59 | Nga

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar për herë të parë për trazirat në Maqedoni. Ai ka thënë se shqiptarët duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

Ai tha në “Top Story” se Gruevski e pranoi platformën shqiptare dhe se refuzimi i saj tani që Ahmeti shkoi në koalicion me Zaev është hipokrizi.
“Një bllokim krejtësisht i pakuptueshëm në Maqedoni i një procesi politik. Ajo që dua të them me këmbëngulje është që shqiptarët në Maqedoni duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

Duhet të jenë shembulli se si ne të gjithë si shqiptarë, nuk duam fundin, por stabilitetin dhe demokratizimin e Maqedonisë, ku shqiptarët të jenë me të drejta të barabarta me maqedonasit.

Është vërtet dramatike. Është një moment ku realisht duhet qetësi”, tha Rama.
Për Gruevskin.

“Me vjen keq që u ngrit një strategji dritshkurtër politike duke vënë shqiptarët në shenjestër dhe duke bërë sebep platformën e ashtuquajtur të Tiranës. E vërteta është se Gruevski e ka pranuar platformën shqiptare dhe e refuzoi vetem kur Ahmeti arriti marreveshjen me Zaev”, tha Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme