Arta Rama-Hajrizi ka fituar edhe një mandat në krye të Gjykatës Kushtetuese.
Në seancën administrative të mbajtur sot, ajo mori votat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për edhe një mandat në krye të kësaj gjykate.
Sipas njoftimit, ajo do të fillojë mandatin e ri më 26 qershor 2018, kur përfundon mandati i parë.
Mandati i kryetarit të Kushtetueses është tri vjet.