Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant ka folur rreth kërcënimeve ndaj pjesëtarëve serb. Ai ka thënë se kërcënimet ndaj tyre janë të papranueshme.
Rama ka thënë se FSK është institucion serioz dhe kredibil.
“Ne i kuptojmë sfidat, duke kërcënuar pjesëtarët serb. Ky kërcënim nuk është i pranueshëm . FSK është institucion serioz dhe jemi duke punuar për të ardhme të mirë, për gjithë qytetarët. FSK, është kredibile bashkë me partner, ne përfaqësojmë vendin tonë si ekip multietnik”, ka thënë Rama.
Këto komente i pari i FSK-së i bëri në ceremoninë e hapjes së punimeve të seancës së parë të Konferencës “FSK dhe Partnerët”, organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Rama në fjalën e tij tha se FSK do të jetë storie e suksesit duke vazhduar partneritetin, miqësinë në udhëheqjen e përbashkët edhe në forcën e ardhshme.