Rama i rikthehet basketbollit për fushatë elektorale (Video)

Prishtinë | 04 Qer 2017 | 11:38 | Nga

Kryeministri Edi Rama u bë pjesë e një loje basketbollit mes kombëtareve të Shqipërisë dhe Kosovës, si pjesë e një aktiviteti për inagurimin e “Parkut Olimpik” të Tiranës.

Ndeshja u luajt në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova”. Edi Rama mbajti fanellën me numrin 2, ndërsa numrin 1 e mbajti kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Para aktilitetit Rama bëri edhe një status në Facebook, përmes të cilit e përdori inagurimin për fushatë elektorale.

“ERTV Live : Hap dyert sot Parku Olimpik i Tiranës – Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #ShqipërinëQëDuam me #Shtet#Punë #Mirëqenie”, ka shkruar Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme