Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur ditën me postimin për investimet private në turizëm, të cilat sipas tij, po marrin jetë në rrugën e hapur nga drita e projekteve të Rilindjes Urbane.
“Mirëmëngjesi me këtë shembull domethënës nga Uji i Ftohtë i Tepelenës së rilindur, që tregon se si shumë investime private në turizëm po marrin jetë në rrugën e hapur nga drita e projekteve të Rilindjes Urbane, kudo ku deri dje kishte veç braktisje e rrënim, ju uroj një të diele të qetë”, ka shkruar Rama në facebook.