Vetëm pak minuta pasi kreu i opozitës Lulzim Basha mbajti fjalimin në çadër, kryeministri Edi Rama shkruan në Twitter për seancën e sotme kuvendore.
“Sot në Kuvend nis rruga e Vetingut! Mund ta bllokojnë përkohësisht po s’do ta pengojnë dot popullin të heqë qafe pengmarrësit e drejtësisë”, shkruan Rama në profilin e tij në Twitter.
Kreu i Kuvendit Ilir Meta thirri seancën e posaçme për këtë pasdite për ngritjen e komisioneve të Vettingut.